Shkëndija në rolin e favoritit përball Araratit

Shkëndija merr rolin e favoritit në përballjen e sontme (ora 20:00) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku do të përballet me Araratin nga Armenia, në sfidën e parë të Ligës së Konferencës.

Trajneri I Shkëndijës, Artim Shaqiri, beson se skuadra është e gatshm që sjell angazhim maksimale në terrenin e gjelbër.

 

“Jemi të përgatitur mirë, edhe pse në letër jemi favoritë, e kemi analizuar kundërshtarin dhe hyjmë në këtë përballje duke mos nënvlerësuar Araratin dhe do të duhet të bëjmë maksimumin për të fituar”, tha mes tjerash Shaqiri.

Egzon Bejtullai njoftoi se të gjithë në ekip shpresojnë të fitojnë dhe të qëndrojnë më gjatë në skenën evropiane.

“Kemi pasur dy sezone të pasuksesshme në garat evropiane. Tani jemi gati të sjellim sërish ekipe të mira në Shkup, të luajmë më gjatë në Evropë. Kemi një atmosferë të mirë në ekip dhe duam të fitojmë”, tha Bejtullai.

LEXO EDHE:

Back to top button