Zhelinë, shtëpia e kulturës ende pa përfunduar
Gazetar: Bashkim Sulejmani
“U premtua që do të kryhet në mars të këtij viti, por jo vetëm marsi, por, kaloi prilli, maji e po kalon edhe qershori, e shtëpia e kulturës ende nuk gati dhe nuk ka përfunduar këtu në komunën e Zhelinës. Kreu i komunës, sërish premton. Brenda muajit shtëpia e kulturës do të jetë gati”
“Në shtëpinë e kulturës nuk janë ndal punimet, normal parashikimet ishin siç jkemi thënë dhe nuk ka ndonjë devijim, por kompania realizuese, duke mos ia lënë fajin, ka nevojë për pak më shumë kohë shkaku se duhet të bëhen gjërat siç duhet se është pallat kulture”, tha Blerim Sejdiu, Kryetar i komunës së Zhelinës.
Pallati ende nuk ka të përfunduar as pjesën e jashtme e as të brendshme, por edhe përkundër kësaj, Sejdiu thotë se pallati do përfundoj këtë muasj.
“Besoj se këtë muaj, duhet të jemi në fazën finale dhe përfundimin e gjithave që kemi planifikuar dhe do e kryejmë shpejt. Pra me rëndësi është se punimet nuk janë ndalur”, deklaroi Blerim Sejdiu. Kryetar i komunës së Zhelinës.
Shtëpia e kulturës në Zhelinë do kushtoj rreth 800.000 euro, para këto që komuna i ka siguruar nga Qeveria përmes kredisë hungareze./Alsat.mk.








