Mickoski nga Strumica: Mjaft ishte, nuk ka tregëti me identitetin maqedonas!
Gazetar: Zekirija Haxhiu
Në manifestimin e ditëlindjes së 36të të partisë, kreu i VMRO-DPMNE-së dërgoi mesazhe për dy çështje aktuale politike në vend. Duke folur për rrugën euroatlantike, Mickoski tha se assesi nuk do të pranojë negociata mbi identitetin maqedonas. Duke parlajmëruar maratonë të gjatë të negociatave, Mickoski kërkoi nga Bullgaria që të respektojë maqedonasit në Bullgari.
“Ejani të gjithë zëshëm të dërgojmë porosi ndaj atyre që na thonë, sillni konkluzion se nuk ka më çështje bilaterale. Se është konstatim dhe fakt se identiteti shumë dekadësh maqedonas, kultura, tradita, zakone e gjuha, se askush më nuk do ta hapë këtë temë….Kjo është linja jonë e kuqe, të gjithë le të na dëgjojnë zëshëm dhe qartë. Nuk ka tregti me identitetin tonë maqedonas, mjaft ishte!”, porositi Hristijan Mickoski, kryeministër.
Mickoski foli edhe për luftën kundër krimit e korrupsionit duke thënë se të gjithë kriminelët do të përgjigjen. Mickoski tha se në luftën kundër korrupsionit nuk bën teatër duke shtuar se në dy vitet e fundit janë arrestuar gjykatës, prokurorë, ish zv.kryeministra, ministra e drejtorë, dhe e gjithë kjo u bë pa hyrë njësitë speciale nëpër shtëpitë e tyre në orët e vona.
“Do ti përndjekim kudo që të jenë. Me krimin dhe kriminelët nuk ka marrëveshje e as aleancë. Për këtë shkak nuk janë të qetë, për këtë shkak janë nervoz. Bastioni i tyre i fundit i qëndresës janë ca prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, edhe ata do ti mposhtim së shpejti. Do të përgjigjen të gjithë nga i pari deri te i fundi”, shtoi Mickoski.
Mickoski përmendi vizionin e tij për një shtet i mundësive ku institucionet punojnë për qytetarët, drejtësia vlen për të gjithë e suksesi matet sipas dijes, punës dhe rezultateve. “Do të punojmë më tepër dhe më fuqishëm” paralajmëroi Mickoski./Alsat.mk.








