Zherard: Duam të ndalim Man. Sitin, me gjithçka që kemi

Steven Zherrard e ka quajtur sezonin 2021-2022 të papranueshëm për Aston Villa, edhe pse lojtarët bënë një xhiro festive rreth “Villa Park”, pas ndeshjes së tyre të fundit sezonale në shtëpi, të enjten. Barazimi 1-1 me Barnli-n e kërcënuar për rënie nga kategoria i dha fund të vakët sezonit në “Ëest Midlands”. Ndërsa trajneri tha se tifozët e meritonin gjestin pozitiv nga lojtarët, pas ndeshjes, ai gjithashtu u zotua se do të shtynte për paraqitje më të mira në të ardhmen.

Ish-kapiteni i “Reds” ka në dorë fatin e Liverpullit  në ndeshjen e fundit. Pra, nëse Aston Villa ia del ta ndalojë Mançester Sitin qoftë edhe me një barazim në ndeshjen e fundit të kampionatit, skuadra e Jurgen Klop fiton titullin.

“Ne do të përpiqemi të japim maksimumin, duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë në ndeshjen e fundit të sezonit. Kemi pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e Man. Sitin, por do të përpiqemi ta bëjmë sa më të vështirë për kundërshtarin. Do të luftojmë me gjithçka që mundemi,” tha mes tjerash Zherard.

Ndeshja në mes Man. Sitit dhe Aston Villës, do të zhvillohet të dielën në orën 17.00, kur janë planifikuar të zhvillohet të gjitha ndeshjet e javës së 38 në Premier Ligën e Anglisë.

LEXO EDHE:

Back to top button