" "
Alan Zhires, në konferecën e prezantimit të tij si trajner i ri i Kosovës, foli edhe për për kohën e qëndrimit të tij në stolin e kombëtares së Senegalit. Ai tregoi se sa ishte pjesë e Senegalit, kishte kërkuar të luanin ndeshje miqësore me Kosovën
“Sa kam qenë selektor i Senegalit e kemi bërë një lojë miqësore me Kosovën në Gjenevë. Atje nuk e njihnin Kosovën. Më kanë pas pyetur kundër kujt kemi me lujt. I kam pasë thënë se e njoh atë vend shumë mire dhe duhet të luajmë”, tha ai.
Kosova ishte pa trajner që nga tetori, kur u largua zvicerani Bernard Shalland.








