Zhiru rrezikon 4 ndeshje pezullim, rregullat kanë ndryshuar

Trajner i Milanit, Stefano Pioli, rrezikon të humbasë Olivier Zhirun-n për një kohë të gjatë. Pikërisht për katër ndeshje, pas kartonit të kuq që iu dha në minutat e fundit të transfertës në Leçe. Nëse sjellja e francezit, i cili mori karton të kuq (përjashtim) direkt, gjykohet si “veçanërisht mosrespektuese ndaj arbitrit”, atëherë mundësia e pezullimit me katër ndeshje bëhet shumë reale. Prandaj, shumë do të varet nga raporti i kryesorit Abisso, më pas në shënjestër edhe për golin e anuluar të Piccoli.
Ish-lojtari i Çellsit dhe Arsenalit mund ta paguajë shtrenjtë ndryshimin e fundit në nenin 36 të Kodit të Drejtësisë Sportive. Deri në sezonin e kaluar, përjashtimi minimal në rast të “qëndrimit veçanërisht mosrespektues ndaj gjyqtarit ose ndihmësve të tij” ishte i barabartë me dy ndeshje, tashmë kjo masë dënimi është bërë katër ndeshje.
Megjithatë, kushtojini vëmendje precedentit sezonal në lidhje me Maksime Lopez, “viktimën” e një kartoni të kuq direkt gjatë ndeshjes Napoli-Sassuolo më 27 gusht. Me atë rast mesfushori zikaltër (i cili më vonë u transferua te Fiorentina) mori dy ndeshje pezullim për shkak të “shprehjes së rëndë fyese” ndaj arbitrit.
Situata me Zhiru në qendër mund të konsiderohet e ngjashme. Pra, sulmuesi i lindur më 1986, me shumë mundësi do të mungojnë vetëm ndaj Fiorentinës dhe Frosinone.