Zhoao Feliks: Dua të qëndrojë në Londër, por…

Futbollisti portugez Zhoao Feliks, i mbërritur në janar te skuadra e Çellsi në formë huazimi nga Atletiko Madrid, shprehet se ende është i paqartë për të ardhmen e tij. Ai ka realizuar 3 gola në 14 ndeshje të Premier Ligës me “blutë” e Londrës, ndërkohë që pret të mësojë se ku do të luajë sezonin tjetër.

 

“Më kë palqyer kjo kohë që kam kaluar në Londër, por nuk e di nëse do të kem një kontratë të gjatë këtu apo jo. Nuk e di ende të ardhmen time”, u shpreh për “Sky Sports sulmuesi portugez Zhoao Feliks, kartoni i të cili është ende në pronësi të Atletiko Madridit.

 

“Më kanë pëlqyer këto 4-5 muaj këtu në Londër. Jam në një klub të madh dhe të gjithë këtu janë sjellur mirë me mua. Shokët e mi të skuadrës janë të jashtëzakonshëm dhe më pëlqen të qëndroj këtu”, u shpreh më tej 23-vjeçari, që është në pritje të një vendimi që do të marrin dy klubet.

LEXO EDHE:

Back to top button