Zhoao Kanselo pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Barcelonës. Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Kanselo ka rënë dakord për kushtet personale me Barçën.
Portugezi dëshiron lëvizjen dhe trajneri Çavi e dëshiron atë që nga janari si objektiv prioritar. Bisedimet që po vazhdojnë tani me Man. Sitin, mbi strukturën e marrëveshjes.
Plani i Barcelonës u zbulua të dielën: përdor një pjesë të buxhetit të Dembele-s, për të provuar sërish për Kanselo-n.








