Zhvillimet në UT, Inspektorati i Arsimit jofunksional

Zhvillimet në UT, Inspektorati i Arsimit jofunksional

Gazetar: Ardit Ramadani

“Tre tashmë ish-kandidatët për Rektor të UT-së e thanë troç: Ka parregullsi, presione ndaj profesorëve dhe familjarëve të tyre dhe ndërhyrje të palëve të treta. Por përkundër kësaj, heshtja ka kapluar institucionin më kompetent për t’i hetuar këto dukuri, Inspektoratin e Arsimit”, raporton Ardit Ramadani, gazetar.

ALSAT kërkoi sot qëndrim nga inspektorati i Arsimit duke pyetur për rolin që ky inspektorat ka në lidhje me këtë çështje. Nga ky institucion pwrswriten se nuk kanw kompetenca ligjore që prej ndryshimit të ligjit për arsim në kohën e ish ministres Renata Deskoska.

Po ashtu, lidhur me pyetjet edhe për shkeljet dhe anulimin e parë të konkursit në UT, nga Inspektorati thonë të njëjtën gjë.,

“Për parregullsitë e konstatuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese, Inspektorati informoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe është ajo që duhet të veprojë në bazë të nenit 202, 203 dhe 204 të Ligjit për Arsim të lartë. Inspektorati nuk ka njohuri nëse është ankuar Universiteti i Tetovës në shkallën e dytë”, thonë nga Inspektorati i Arsimit.

Lidhur me tërheqjen e fundit të tre kandidatëve për rektor, me ndryshimin e mundshëm të fletës së votimit, dhe mbi të gjitha opsioneve PO, JO, dhe ABSTENIM në fletëvotim, nga inspektorati theksuan vetëm këtë:

“Inspektorati shtetëror i Arsimit deri në këtë moment nuk ka pranuar ankesa nga kandidatët të cilët u tërhoqën na gara për rektor”, njoftojnë nga Inspektorati.

Megjithatë, nga Inspektorati nuk dinë të thonë, se çfarë do të bënin edhe nëse do të kishin marrë ankesa të tilla. Si një institucion me të drejta të cunguara, ku masat i merr vetëm ministri i Arsimit, ngrihen dhjetëra pikëpyetje se përse duhet të ekzistojë si i tillë si instrument pa dispozitiv sanksionimi dhe përse duhet të rëndojë në buxhetin e shtetit. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button