Ziberi: Reformat në arsimin fillor do të sjellin fëmijë me koncepte që ndeshën më njëra-tjetrën

Prof.Dr. Bashkim Ziberi në “Programi 200”, ka thënë se reformat në arsimin fillor do të sjellin fëmijë që do të dalin të papërgatitur, derisa ka theksuar se këto reforma do të nxjerri fëmijë me koncepte e plane që ndeshën me njera-tjetrën, shkruan Alsat.

“Ne kemi hapur shumë kantiere ndërtimi në reformat në arsim, duke filluar nga ai parashkollor deri tek universitar, dhe asnjëherë nuk i kemi përmbyllur, dhe edhe kjo pjesa e reformave në arsimin fillor, do të na sjellë fëmijë që do të dalin të papërgatitur, fëmijë me koncepte me plane që ndeshën me njëra-tjetrën, e mos të flasim më për kushtet se si po bëhet ky proces në lidhje me digjitalizimin e librave të tjera, ku pjesa më e madhë realisht ka qenë kundër  por nuk janë përfillur. Ndoshta do të jemi ne i vetmi vend në Evropë, e në Ballkan po se po ku bëjmë komplet digjitalizimin e librave në një periudhë ku fëmijët tanë kanë nevojë të lexojnë në mënyrë fizike”, tha Ziberi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button