Zidan: Pyetni lojtarët a kanë besim te unë

Skuadra e Alkojanos ishte surpriza më e madhe në futbollin spanjol, pasi që arriti të eliminojë Real Madridin nga Kopa del Rej, duke e fituar me rezultat 2-1. Pas ndeshjes, trajneri Zinedin Zidan në një deklaratë tha se është e gjithë përgjegjësia e tij për humbjen dhe eliminimin nga kjo garë.

 

Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e gjitha e imja. Unë mendoj se lojtarët akoma besojnë tek unë, por ju duhet t’i pyesni ata”, u shpreh ai.

 

Francezi më pas tha se nuk është ndonjë turp i madh ose diçka e ngjashme pasi ndodhi ky eliminim.

 

Këto gjëra ndodhin në futboll. Një ditë tjetër ku ndjejmë dhimbje, nuk na pëlqen të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë përpara për trofetë e mbetur”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button