Zidan respekton vendimin e arbitrit për penaltinë

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është deklaruar pas barazimit me Atletiko Madridin. Sipas “Marca”, në një pjesë të ndehsjes, sistemi VAR-i i kishte treguar arbitrit kryesor se ishte penallti për Real Madridin, mirëpo arbitri kryesor vendosi ta rishikojë dhe vendimi i tij ishte negativ për “Los Blancos”.

 

“Arbitri është personi që vendos. Nuk ndryshon asgjë. Nëse akordon penallti, atëherë është penallti dhe nëse jo, atëherë nuk beson se ishte penallti dhe asgjë nuk do ndryshojë këtu. Duhet të respektojmë vendimin sepse nuk mund ta ndryshojmë. Lojtarët me thanë se ishte prekje me dorë, por ai e shikoi në VAR dhe vendosi të mos e jep,” tha Zidan pas ndeshjes.

 

Trajneri francez lavdëroi dyshen Federiko Valverde dhe Vinisius Zhunior që kanë humbur pozitën në 11-shen titullar.

“Të gjithë meritojnë të luajnë. Gjërat nuk do ndryshojnë, unë duhet të vendosi një formacion dhe pastaj të bëj zëvendësimet. Jam krenar për të gjithë sepse jemi në të njëjtën anije dhe do luftojmë deri në fund për titull”, përfundoi Zidan.

 

Real Madrid momentalisht renditët në pozitën e tretë me 54 pikë, pesë me pak se Atletiko, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button