Zidan: Secili moment mund të jetë “final”

Të mërkurën do zhvillohen edhe dy ndeshje tjera mjaftë interesante në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Përballja më interesante do jetë në Itali, ku Atalanta e pret Real Madridin. Dy skuadrat kanë seri pozitive në ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese.
Zinedin Zidan
“Ne dëshirojmë që të luajmë në mënyrën e njëjtë siç kemi luajtur edhe në La Liga, kohëve të fundit. Dinamika e ekipit është e mirë dhe ne dëshirojmë që ajo të vazhdojë. Ne dëshirojmë që të japim më të mirën dhe të arrijmë në finale. Secili moment është një finale dhe është më e rëndësishme pasi që është në fazën e eliminimeve. Ata janë një ekip që bën gjëra specifike. Ata sulmojnë dhe janë mirë të përgatitur psiqikisht.
Xhian Piero Gasperini
“Kualifikimet mund të jenë vendosëse në dy përballjet dhe është e qartë se idealja do të ishte që të shënohet fitore. Ne nuk jemi takuar më parë, ashtu që në terren do të mund të shijojmë forcën e plotë të Real Madridit. Ata janë një ndër ekipet më të mira në botë, mirëpo ne kemi zhvilluar kësisoj ndeshje me pak njohuri dhe kualitet se të tjerët.
Në sfidën e dytë, Man. Siti është mysafir i Borusia Mynshengllagbahut edhe pse ndeshja zhvillohet në stadium neutral, me saktësisht në Budapest. Të dy takimet nisin në ora 21:00.