Zidan: Si finale ndaj Shaktarit, aktivizohet Benzema

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan  në prag të përballjes me Shkahtarin konfirmoi që sulmuesi Karim Benzema është i gatshëm për këtë sfidë, derisa iu nevojitet fitorja.

Është tjetër finale. Ka dy ndeshje të mbetura dhe kjo do jetë ndeshja më e rëndësishme sepse këto tri pikë mund të na avancojnë tutje dhe duhet të mendojmë për këtë. Benzema është i gatshëm për Shahtarin,” tha mes tjerash Zidan.

 

Eden Hazard, tre javë jashtë terrenit?

Ndërkohë sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard rrezikon të mungojë tri javë pas lëndimit në humbjen ndaj Alaves. Belgu është duke vazhduar me lëndimet e shpeshta që nga viti 2019 dhe tani pritet të humbas edhe disa super ndeshje, përcjellë lajmi.net. Sipas të përditshmes “Marca”, Hazard mund të mungojë tri javë, andaj do humb ndeshjet ndaj Seviljas dhe rivalit lokal, Atletiko Madrid.

Pos tyre, belgu do mungojë edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtarit dhe Borusia Mynshengladbahut. Hazard ka realizuar vetëm një gol në edicionin e kaluar në 22 paraqitje, duke humbur gjysmën e sezonit, por Reali ia doli të fitojë La Liga-n, pas tri viteve.

LEXO EDHE:

Back to top button