Zidane ndez zjarrin: Ndoshta Ronaldo mund të rikthehet

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se mund të ketë diçka të vërtetë në thashethemet rreth rikthimit të kthimit të yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo në klub “Santiago Bernabeu”.

Trajneri francez u intervistua nga “Sky” përpara ndeshjes së kthimit kundër Atalantas në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe reporterët donin të dinin për mundësinë e kthimit të Ronaldos, përcjellë KosovaPress.

“Po, mund të jetë,” u përgjigj Zidane. “Ne e njohim Cristianon, e njohim personin që është dhe gjithçka që ai ka bërë këtu.”

“Por tani ai është një lojtar i Juventusit dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Tani, le të shohim se cila do të jetë e ardhmja. Kam pasur fatin ta trajnojë dhe ai është shumë mbresëlënës. Tani për tani, ai po ndihmon Juventusin”, përfundoi tekniku francez.

LEXO EDHE:

Back to top button