“Zikaltërit” kërkojnë spanjollin e Çellsit në “Meazza”

Pas 11 vitesh të shpenzuara te “blutë” e Çellsit, ku ka arritur të fitojë shumë trofe madhorë brenda e jashtë Anglisë, duket se “aventurës” së mbrojtësit spanjoll, Cesar Azpilikueta në Londër do të përfundojë përgjatë kësaj merkatoje vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, për spanjollin, tashëm 33-vjeçar janë të interesuar “zikaltërit” e Inter, të cilët e konsiderojnë si një “aset” të vyer prezencën e spanjollit në vijën e fundit të mbrojtjes.

Mirëpo, deri më tani gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe duhet të presim nisjen në mënyrë zyrtare të merkatos së verës për të parë se çdo të bëhet me transferime të këtilla.

LEXO EDHE:

Back to top button