Zinedin Zidan refuzon tre kombëtare të mëdha të futbollit

Zinedin Zidan vazhdon të mbetet një trajner i lirë edhe pse ka pasur oferta të shumta në drejtim të tij. Sipas gazetës franceze, L’Equipe, ish-trajneri i Real Madridit ka refuzuar tri kombëtare deri më tani.

Brazili, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interesim për të. Por Zinedin Zidan ka vendosur që të mos e pranoj asnjërën prej tyre.

Trajneri 50 vjeçar është përmendur edhe si mundësi për të zëvendësuar Deshamp te Franca, por ky i fundit, ditë më parë zyrtarizoi vazhdimin e bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button