Zjarr i madh në një depo nafte në Donetsk

Zjarr i madh në një depo nafte në Donetsk

Sot, një zjarr i madh shpërtheu në një depo nafte në qytetin Makiyivka në Donetsk, një rajon në lindje të Ukrainës.

Separatistët pro-rusë, të cilët kontrollojnë zonën, thanë se magazina u godit nga një raketë ukrainase.

Zyrtarët lokalë pohuan se 90 zjarrfikës kanë dal në vendngjarje duke u përpjekur të shuanin zjarrin.

Theksojmë se kohët e fundit ka pasur një rritje të shpërthimeve të depove të naftës brenda dhe jashtë territorit ukrainas që kontrollohen prej forcave ruse.

Ndryshe, Rusia edhe sot ka vazhduar me sulme të njëpasnjëshme në fabrikën e çelikut në Azovstal të Mariupolit.

LEXO EDHE:

Back to top button