Zjarr me shpërthime në Kisella Vodë, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një depo ose hapësirë tjetër në Bulevardin Jugor, në Komunën e Kisella Vodës, mori flakë, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. Zjarri ishte pranë Inspeksionit të Tregut në vendin e njohur si Rampa. Angellov tha se nga brenda ndërtesës janë dëgjuar shpërthime, me siguri nga energjia elektrike. Zjarri që mbuloi me tym të zi qiellin në hapësirën përreth u fik për disa minuta. U angazhuan disa automjete zjarrfikëse kurse u prenë edhe pemë.








