Zjarr në burgun e Idrizovës në departamentin e grave – Katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji

Zjarr në burgun e Idrizovës në departamentin e grave - Katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji

Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Dje në ora 19:55 në SVR Shkup nga INP Idrizovë është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr”, thonë nga MPB.

Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile, ndërsa jozyrtarisht zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.

LEXO EDHE:

Back to top button