Zjarr në disa objekte pranë parkut të qytetit

Një zjarr i fortë po digjet në afërsi të parkut të qytetit në Shkup. Për shkak të zjarrit që po përhapet në mënyrë të pakontrolluar janë evakuuar punonjësit e institucioneve që ndodhen aty pranë. Informacionet fillestare nga terreni tregojnë se zjarri është përhapur nga kazermat e ish-gjykatësve për kundërvajtje, pranë stadiumit Toshe Proevski. Kazermat e vjetra dhe të rrënuara janë në flakë dhe zjarrfikësit e kanë gati të pamundur t’i kontrollojnë ato. Objektet që po digjen nuk janë në përdorim dhe në momentin e rënies ës zjarrit nuk ka pasur persona brenda. Në vendngjarje ndodhen shumë makina zjarrfikëse, por gati e kanë të pamundur vënien nën kontroll të flakëve që janë hapur me shpejtësi.

LEXO EDHE:

Back to top button