Zjarr në njërin nga lokalet në Qendrën e Re tregtare të Tetovës

Zjarr në njërin nga lokalet në Qendrën e Re tregtare të Tetovës

Një shitore është djegur ndërsa dy të tjera janë dëmtuar nga zjarri që shpërtheu sot në Qendrën e re tregtare në sheshin e Tetovës.

Zjarri ka filluar rreth orës 15 e 20 minuta, me çka fillimisht dëgjoheshin pëlcitje të fishekzjarrëve, ndërsa më vonë nga përhapja e flakëve të zjarrit u shkrumbua tërësisht lokali në fjalë. Të lënduar në këtë ngjarje nuk ka pasur falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, të cilët neutralizuan zjarrin. Në vendngjarje ka dalë edhe Sektori i punëve të brendshme të Tetovës dhe po heton rastin.

Ndryshe, në katin e parë dhe të dytë të Qendrës së re Tregtare që ndodhet në sheshin e Tetovës, rreth 80 për qind e lokaleve janë jashtë funksionit dhe më tepër shërbejnë si depo, ndërsa shpesh ndodh që të njëjtat edhe të përdoren si strehimore për narkomanët.


Zjarr në njërin nga lokalet në Qendrën e Re tregtare të Tetovës. Dyshohet se po shkatërrohen fishekzjarrë. Pritet intervenimi i zjarrfikësve…

 

LEXO EDHE:

Back to top button