Francë, viti 2022 regjistrohet si “më i nxehti në historinë e vendit”

Francë, viti 2022 regjistrohet si “më i nxehti në historinë e vendit”

Sipas të dhënave të Administratës Meteorologjike të Francës, temperatura mesatare në vitin 2022 në vend është regjistruar 14,5 gradë.

Viti 2022 në Francë është regjistruar si “viti më i nxehtë në historinë e vendit”, njoftuan autoritetet meteorologjike.

Sipas të dhënave të Administratës Meteorologjike të Francës, temperatura mesatare në vitin 2022 në vend është regjistruar 14,5 gradë.

Në kuadër të vlerave të temperaturës të regjistruara që nga viti 1900, viti 2022 kapërceu vitin 2020, i njohur si “viti më i ngrohtë”, duke u bërë “viti me temperaturën mesatare më të lartë në historinë e Francës” me 14,5 gradë.

Në Francë, vend i cili gjatë periudhës së verës u ekspozua tri herë ndaj valëve përvëluese të të nxehtit të verës, temperatura e ajrit në disa ditë ishte mbi 40 gradë.

Administrata e Meteorologjisë bëri të ditur se 33 ditë kaluan tejet të nxehta në periudhën e verës.

Të paktën 2.816 njerëz vdiqën për shkaqe të lidhura me temperaturat e larta.

Nga ana tjetër, viti 2022, ku shkalla e reshjeve në vend ra me 25 për qind, hyri në histori si “viti i dytë me reshjet më të ulëta që nga viti 1959”.

Në Francë, zjarret në pyje që ndodhën në shumë rajone, veçanërisht në Grenoble, gjatë periudhës së verës ishin ndër “zjarret më të mëdha pyjore në histori”. Nga fillimi i vitit 2022 deri në fund të verës janë dëmtuar afro 47 mijë hektarë sipërfaqe të gjelbra nga zjarret.

LEXO EDHE:

Back to top button