Zjarr në bodrumin e një ndërtese në Çair, evakuohen banorët

Zjarr në bodrumin e një ndërtese në Çair, evakuohen banorët

Gazetar: Avni Tahiri

Është shmangur tragjedia nga zjarri në bodrumin e një ndërtesë në Çair. 35familje janë evakuuar, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit nga tymi. Në mesin e tyre ka dhe zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

“Siç mund të shihet në prapavijë, zjarri vazhdon të digjet në rrugën Prohor Pçinski në komunë të Çairit dhe deri tani janë evakuuar disa banorë të kësaj ndërtese. Sipas informatave të para një zjarrfikës është në toksikologji dhe disa banorë të cilët janë dërguar me ndihmën e shpejtë nga këtu”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Banorët që takuam aty, ishin jashtë që nga ora 1:50 pas mesnate kur edhe kishte nisur zjarri. Ndërsa zjarrfikësit edhe më tej vazhdonin të evakuojnë banorët e ndërtesës.

“E pamë tymin dhe ikëm jashtë. Thanë se ka banorë që i kanë dërguar neper spitale? Po, ka. I dërguan në Toksikologji me vetura, disa ende janë lartë”, u shpreh një qytetar.

“Ishte ndezur podrumi ndërsa mbi zjarrin është banesa jone por patëm fat mbrëmë gjyshja e djalit dhe një tjetër e afërt e kishin lëshuar banesën në ora 21:00 dhe fati ka dashur ashtu”, tha një tjetër banor i ndërtesës.

Sipas Zjarrfikësve ndihma e shpejtë dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë.

“Deri tani janë evakuuar 35 familje me shkallët e zjarrfikëseve të qytetit të Shkupit, nuk ka fatkeqësi, janë në rregull dhe për momentin na kanë ngelur edhe dy familje që të shpëtohen për momentin janë lartë dhe vetëm duhet t’i zbresim poshtë dhe të përfundohet numri. Zjarri ka filluar në ora 1:45, zjarrfikësit arritën në kohë dhe ishin të përgatitur, 9 orë duke punuar”, deklaroi Sefer Demiri, zjarrfikës.

Arsyet e këtij zjarri ende nuk dihen, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit. Për shkak të thithjes së tymit nga zjarri në Çair, deri në orën 06:30 në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup kanë kërkuar ndihmë disa persona, ndër të cilët një zjarrfikës dhe një polic, njoftuan nga MPB. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave informuan se ndërhyrja është kryer me shtatë vetura dhe mbi 20 zjarrfikës ndërsa janë evakuuar mbi 60 persona. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button