Zjarre aktive ka në më shumë vende në të gjithë territorin, rajoni më i prekur është Makedonski Brodi dhe Kriva Pallanka
Zjarre aktive ka në më shumë vende në të gjithë territorin, rajoni më i prekur është Makedonski Brodi dhe Kriva Pallanka

Gazetare: Linda Ebibi
Zjarrfikësit për të disatën ditë me radhë vazhdojnë betejën me zjarret që kanë kapluar vendin, kurse disa prej tyre janë në terren vështirë të arritshëm. Aktualisht 10 zjarre janë aktive, ku rajoni i Makedonski Brodit është më i prekuri, me tre zjarre aktive të regjistruara. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se faktori njeri është shkaku i disa prej zjarreve.
“Fokusi jonë sot do të jetë në shuarjen e zjarrit të vështirë në zonën e Dojranit mbi fshatin Nikoliq. Këtu ka një digë të vogël që helikopteri e përdorë për të mbushur me ujë dhe për të vepruar në këtë zjarre të rëndë që ndodhet në një terren jashtëzakonisht të pjerrët. Për këtë arsye sot e përdorim helikopterin, i cili me shpërthime të shkurtra prej tre deri në katër minuta vepron shpejt dhe me efikasitet në zjarr”, tha Stojançe Angellov, drejtor në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Kryetari i Komunës së Kriva Pallankës gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga komunat fqinjë për shuarjen e zjarrit në zonën e banuar të Llozanovës, pasi siç thotë shtëpitë e banorëve të kësaj zonë janë në rrezik nga zjarri.
“Qyteti është nën kërcënimin më të madh të viteve të fundit. Apeloj dhe alarmoj për qetësi, por gjithashtu apelojë për ndihmë nga të gjitha komunat fqinje, ndihmë shtetërore përfshirë të gjithë mekanizmin që ka në dispozicion pasi në rrezik të drejtpërdrejt ndodhen banorët e fshatit Llozanovë. Apelojë për qetësi dhe përfshirjen e të gjithë qytetarëve, të gjithë ata që mund të vijnë këtu, për të ndihmuar në vend në parandalimin e përhapjes së zjarrit”, theksoi Sashko Mitovski, kryetarë i Komunës së Kriva Pallankës.
Zjarre aktiv ka edhe në Komunën e Çashkës ndërmjet vendeve të quajtura Burimet e Babunës dhe Babina Dupka – pa flakë aktive, vetëm tym në pjesë shkëmbore, në Komunën e Çuçer Sandevës, ndërmjet fshatrave Bllacë dhe Çuper po digjet pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët. Në Komunën e Dojranit të fshatit Nikolliq po digjet pyll me drunj të ulët, në Komunën e Kavadarit në fshatin e Krushevicës po digjet vegjetacion i ulët.
Ndërkohë, dje Qeveria ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve. /Alsat.mk