Zjarre masive në Turqi, evakuohen 450 shtëpi, 9 persona përfundojnë në spital

Zjarre masive në Turqi, evakuohen 450 shtëpi, 9 persona përfundojnë në spital

Rreth 450 shtëpi janë evakuuar në Turqi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë shpërthyer në vend.

Sipas medieve turke vatrat e zjarrit janë lokalizuar në jug-perëndim të vendit, me zjarrëfikësit që po japin betejë për të shuar flakët e zjarrit.

Erërat e forta e bëjnë akoma më të vështirë betejën me zjarrin, të cilat po përhapin zjarrin akoma edhe më shumë.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se rreth 450 shtëpi u evakuuan dhe 3,530 njerëz u evakuuan, shkruajnë mediet turke.

Ministri i Pyjeve Vahit Kirisci tha se nga hetimet paraprake rezulton se ka rënë mesditën e djeshme, raporton abcnews.al.

“Ajo që e bën punën tonë pak më të vështirë janë erërat pasi drejtimi dhe intensiteti i tyre janë të paparashikueshëm”, tha ministri i pyjeve.

Pamjet e ditës së djeshme tregojnë tymin që ngrihet nga një zonë e pyllëzuar, ndërsa helikopterët e zjarrfikësve lëshonin ujë teksa flakët përhapeshin.

Zyra e kryebashkiakut të provincës Mugla njoftoi se nga zjarri janë përfshirë 17 banesa dhe rreth 7000 hektarë tokë.

Kryebashkiaku dha të dhëna që tregojnë se erërat në zonë ishin shuar ndjeshëm mëngjesin e sotëm.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se 19 persona janë prekur nga zjarri dhe 9 prej tyre janë shtruar në spital mëngjesin e sotëm.

LEXO EDHE:

Back to top button