Zjarret Shkatërruese në Greqi, 2 të vdekur
Zjarret Shkatërruese në Greqi, 2 të vdekur

Greqia vazhdon luftën ndaj zjarreve në rritje, që morën jetën e dy personave dhe detyruan shumë të tjerë të evakuoheshin. Kjo është vala e dytë vdekjeprurëse e zjarreve masive brenda vetëm një muaji. Zjarret vazhduan të digjen në mënyrë të pakontrollueshme në pjesën verilindore të Greqisë, ishujt Evia dhe Kythnos, si dhe rajonin e Beoetia në veri të Athinës.
Zjarret janë shpërndarë në mënyrë të shpejtë shkaku i erërave të forta dhe temperaturave deri në 41 gradë Celsius. Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar u vendos që banorët e zonave të rrezikuara të evakuoheshin në spitalin e Aleksandropolis, një qytet në verilindje të Greqisë ku zjarret po vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi. /alsat.mk