Zjarrfikësit e Shkupit paralajmërojnë protestë

Zjarrfikësit nuk arritën të bien dakord me kryetarin e Shkupit Petre Shilegov rreth kërkesave për pagesën e shtesave të pagave. Zjarrfikësve, me ndryshimet ligjore të vitit 2014, u mundësohet për shkak të rrezikut në vendin e punës, të marrin shtesë të pagës bazë prej 20%, por shtesa e këtillë nuk u është paguar. Për këtë, disa prej tyre kanë paditur Qytetin e Shkupit. Shilegov u ofroi atyre ndërmjetësim derisa ligji i ri të miratohet vitin e ardhshëm, por për zjarrfikësit oferta e tillë është e papranueshme, me çka njoftuan se do të vazhdojnë të protestojnë.

Po bëhen ndryshime në Ligjin për zjarrfikësit, që duhet të hyjnë në fuqi në qershor të vitit 2021, ku disa nga kërkesat e zjarrfikësve do të marrin bazë ligjore. Në ndërkohë, secili nga zjarrfikësit, sipas padive të tyre individuale, merr kompensimin gjegjësisht qyteti i paguan ata”-tha Petre Shilegov- kryetar i Qytetit të Shkupit.

 

“S’jemi të kënaqur nga oferta e sotme e kryetarit, që është tre vite në post. Kishte kohë ta rregullojë Ligji deri më tani dhe ne do të vazhdojmë me agjendën tonë gjegjësisht protestën para Qytetit të Shkupit”-pohoi Dejan Isaevski- komandant i brigadës së zjarrfikësve.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button