Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në një pyll në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakala

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në një pyll në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakala

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në një pyll në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakala. Këto zjarre kishin nisur një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se më shumë se 1.200 njerëz nga nëntë fshatra u evakuuan në një vend më të sigurt, ndërsa 48 persona kishin nevojë për trajtim mjekësor. Autoritetet i zhvendosën edhe disa pacientë nga disa qendra mjekësore, përfshirë të moshuar, si masë paraprake.

Flakët përfshinë edhe disa shtëpi të braktisura nëpër fshatrat e asaj zone. Trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve, ngushticë që lidh detin Egje me Detin e Zi, u pezullua sërish, tha agjencia e transportit Tribeca, për t’i lejuar helikopterët të mbledhin ujë për t’i shuar flakët.  Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, por disa vende kanë pësuar viktima në njerëz edhe nga stuhi të furishme dhe përmbytje.

LEXO EDHE:

Back to top button