Zjarri kaplon një shtëpi në lagjen “Koshishta” të Ohrit

Zjarri kaplon një shtëpi në lagjen “Koshishta” të Ohrit

Pak pas mesnate ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në lagjen “Koshishta” të Ohrit. Për zjarrin në orën 00:35 është njoftuar njësiti territorial i zjarrfikësve nga Ohri, nga ku në rrugën “Andon Dukov” janë dërguar katër vetura të zjarrfikësve dhe shtatë zjarrfikës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të zjarrfikësve është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi. Nga zjarri përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button