Zjarri në Gazi Babë, institucionet akoma nuk kanë bërë vlerësimi e dëmit material

Gazetar: Igor Stefanovski

Pas zjarrit në Gazi Babë pranë xhamisë “Tutunsuz”, asnjë institucion nuk ka ardhur për të vlerësuar dëmet. Këtë mund ta kërkojnë vetë pronarët e shtëpive të djegura, shkruan Alsat.

“Pas zjarrit të djeshëm në Gazi Babë, këtu në rrugën “Ordan Çopella” është djegur plotësisht një shtëpi. Tentuam të bisedonim me familjen, por nuk deshën të flasin publikisht sot pasi janë të shqetësuar pas zjarrit të djeshëm”.

Orenditë e njërës prej shtëpive janë shkrumbuar tërësisht. Njësia e zjarrfikësve ka konstatuar se është djegur sipërfaqe prej 200 metra katrorë. Zjarri ka përfshirë tre shtëpi ndërsa është paraqitur nga oxhaku i njërës prej shtëpive, që ka qenë e lidhur me shporet me dru. Policia ka kryer hetimet në shtëpinë e djegur nga e cila duhet të përcaktohen shkaqet e zjarrit. Ndryshe, zjarri u paraqit dje rreth orës 15:00. Në fikjen e tij kanë intervenuar 15 zjarrfikës me pesë automjete. Zjarri ishte aktiv dy orë dhe më pas është shuar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button