Zjarri përfshin shtëpinë në Bolonja të Italisë, humb jetën nëna me tre fëmijët
Zjarri përfshin shtëpinë në Bolonja të Italisë, humb jetën nëna me tre fëmijët

Tre fëmijë humbën jetën nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në Bolonja dhe bashkë me ta ndërroi jetë edhe një grua, nëna e cila u dërgua fillimisht në spitalin Maggiore në gjendje të rëndë.
Ky është informacioni i parë për atë që ka ndodhur në një apartament në via Bertocchi, në periferi të qytetit, ku kanë ndërhyrë zjarrfikësit, ambulanca dhe policia, sipas medias italiane.
Gruaja, Stefania Alexandra Nistor, ishte 32 vjeç, fëmijët ishin binjakë dy vjeç, një djalë dhe një vajzë dhe një motër 6 vjeçe, familja ishte me origjinë rumune.
Një qark i shkurtër i shkaktuar nga një ngrohës elektrik mund të jetë shkaku i zjarrit që vrau një familje në Bolonjë.