Zjarri përfshin Spanjën, evakuohet një qytezë, 200 hektarë të përfshira nga flakët
Zjarri përfshin Spanjën, evakuohet një qytezë, 200 hektarë të përfshira nga flakët
Zjarri ka përfshirë një pjesë të kufirit ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë duke bërë evakuimin e qytezës të “Sejas de Aliste”.
Njësitë e emergjencës ushtarake spanjolle iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e zjarrit përgjatë natës, ndërsa autoritetet deklaruan këtë të diele se beteja për shuarjen e plotë të tij po vijon.
Më shumë se 50 forca zjarrfikëse, 5 helikopter dhe hidroaeroplanë vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve të cilat dogjën një sipërfaqe prej 200 hektarësh dhe bllokimin e një rruge nacionale.