Zjarri vë në rrezik qytetin australian të izoluar si pasojë e Covid-19

Një zjarr që ka përfshirë për orë të tëra periferinë e kryeqytetit të Australisë Perëndimore, Perth, ka detyruar banorët të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht se qyteti ishte në bllokim për shkak të koronavirusit, raporton BBC.

Sipas autoriteteve, të paktën 30 shtëpi në veri të Perth janë shkatërruar nga flakët që tashmë kanë djegur 7000 hektarë tokë. Zjarri u shkaktua nga erërat e forta dhe temperaturat që sot kanë arritur në 35 gradë.

“Për momentin Australia Perëndimore po lufton me dy lloje të ndryshme emergjence; një zjarr të rrezikshëm dhe Covid-19”, tha kryeministri i Shtetit, Mark McGowan, duke e përshkruar situatën në qytet si jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze.

Perth, i cili ka dy milionë banorë, është në bllokim deri të premten, pasi u regjistrua rasti i parë lokal në 10 muaj. Bëhet fjalë për një punonjës në një hotel karantinë që dyshohet të ketë kontraktuar variantin anglez të koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button