Për ditën e zgjedhjeve në Kosovë do të angazhohen 88 prokurorë dhe 30 gjyqtarë

Institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë thonë se ta mbrojnë votën e sovranit dhe për këtë deklaruan se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që dita e zgjedhjeve të shkoj mirë. Kështu u bë e ditur në një takim ndër-institucional në mes të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni i Pavarur i Medieve dhe Koalicioni i OJQ-ve të cilët u koordinuan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 14 shkurt.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deklaroi se përkundër që KQZ ka barrën kryesore për organizimin e procesit zgjedhor, bashkëpunimi ndër-institucional ka qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të reagojnë kur cenohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës. Ndonëse koha për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurti është e shkurtër, Daka garantoi të gjithë qytetarët se procesi zgjedhor do organizohet sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

“Sipas Kushtetutës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka barrën kryesore për organizimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, por jemi të vetëdijshëm se bashkëpunimi ndër-institucional është i domosdoshëm për t’i shërbyer zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Qëllimi ynë i përbashkët është që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe të reagojmë kur cenohet integriteti i zgjedhjeve dhe e drejta e votës. Mes sfidave të shumta, përfshirë këtu edhe kohën e shkurtër, KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetuta dhe Ligji në fuqi për Zgjedhjet e Përgjithshme. Prandaj, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe sidomos qytetarët tanë, se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, Ligjeve në fuqi dhe me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha Daka.

LEXO EDHE:

Back to top button