Zverev “deklason” Gjokoviqin dhe kalon në finale

Aleksandar Zverev do të përballet me Karen Kaçananov, në finalen e e turneut të tenisit në “Tokio 2020”, pasi që në gjysmëfinale, mundi favoritin kryesor për medaljen e artë, serbin Novak Gjokoviç me 2-1 në sete.

Vetëm 38 minuta kishte nevojë Gjokoviq që të merr setin e parë me 6-1, ndërsa në vazhdim tenisti gjerman u kthye plotësosht në lojë duke triumfuar në mënyrë bindëse me 6-3 dhe 6-1 në geme.

Në këtë mënyrë, tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, do të përballet me Pablo Kareno Busta në sfidën për medaljen e bronzit.

Te femrat, në finale për medaljen e artë do të luajnë tenistja zvicerane Belinda Bencic (2-1 ndaj Elena Rybakina) dhe ajo çeke Marketa Vondrousova (2-0 ndaj Elina Svitolina).

LEXO EDHE:

Back to top button