Alqahtani dhe Hershko bëjnë histori në “Tokio 2020”

Jemi mësuar duke parë sportistët mysliman duke hequr dorë nga garat për mos u ndeshur me sportistët nga Izraeli. Mirëpo, ndodhi e kundërta në garat e xhudos në “Tokio 2020”.

Në kuadër të kategorisë +78 kg u ndeshën xhudistja nga Arabia Saudite, Tahani Alqatani dhe xhudistja nga Israeli, Raz Hershko. Ishte izraelitja e cila me një Ëaz-ari dhe një IPPON mundi araben dhe në fund erdhi edhe përqafimi ndërmjet tyre.

Kjo ishte e pazakontë, por përçon një mesazh të qartë që sporti së pari është i bazuar në humanizëm dhe jo politikë.

Përqafimi “i paqes” i dy xhudisteve duhet të jetë një shembull në botën moderne i bashkëekzistencës dhe tolerancës ndërmjet njerëzve me prapavija të ndryshme./Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button