Kontesti me Sofjen, Osmani: Presim formimin e Qeverisë në Bullgari

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se dinamika e bisedimeve me Bullgarinë varet nga formimi i qeveri politike në Sofje, shkruan Alsat. Osmani tha se shpreson se nëse ka vullnet politik, qysh në shtator të gjendet zgjidhje për kontestin.

“U tregua se gjithsesi duhet qeveri politike. Pasi të formohet Qeveria, do të dëgjojmë se cilat janë pozicionet e qeverisë së re politike. Shpresojmë që pasi të formohet qeveria, pas 15 gushtit të angazhohemi intensivisht për tejkalim eventual qysh në shtator”, tha mes tjerash Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button