Zverev, me lehtësi kalon pengesën e parë

Tenisti gjerman, Aleksandar Zverev, është një ndër tenistët favorit për titullin e turneut “Roland Garros” dhe në raundin e parë kishte një detyrë të lehtë ndaj Denis Novak, të cilin e mundi me 3-0 në sete.

Një fitore të lehtë regjistruan edhe tenistet Koko Gof dhe Evgenij Bushar. Amerikania lehtë kaloi pengesën e Xhoana Konta-s, duke e mundur me 2-0 (6-3, 6-3), ndërsa kanadezja Bushar eliminoi Ana Kalinskaja me 2-0 në sete (6-4, 6-4).

Në terrenet e turneut francez, gjatë ditës së sotme do të paraqiten Nadal dhe Tiem, ndërsa Gjokoviq do të paraqitet gjatë ditës së martë.

LEXO EDHE:

Back to top button