Zverev: Shënova fitore ndaj tenistit që më mundi 5 herë radhazi

Aleksandar Zverev është fitues i turneut Masters në Torino, i fundit për këtë vit, pasi që në finale mundi Dani Medvedevin me 2-0 në sete. Ky ishte tituli i dytë në turneun final të vitit, ndërsa në rrugën deri në finale, mundi edhe Novak Gjokoviçin. Tenisti gjerman është i katërti në historikun e turneut final, i cili fiton sfidat e gjysmëfinales dhe finales, kundër tensitëve më të mirë në renditjen e ATP-së.

“Ishte e mrekullueshme. Fitova finalet [Nitto ATP], në finale kundër dikujt që kisha humbur pesë herë radhazi, kështu që më duhej të luaja një nga ndeshjet e mia më të mira. Jam i lumtur për këtë dhe i lumtur që shkoj me pushime me këtë fitore”, përfundoi Zverev pas triumfit.

LEXO EDHE:

Back to top button