Poketinjo braktis PSZH-në për stolin e “Djajve të Kuq”?!

Maurisio Poketinjo është gati t’i përgjigjet thirrjes së Man. Junajtedit, nëse ata duan të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaer si trajner të “Djave të Kuq”.  “Sportsmail” ka zbuluar se Poketinjo do të ishte i përgatitur të largohej nga Paris Sen Zhermeni dhe të kthehej në Premier Ligë, pasi Solskjaer u shkarkua të dielën.

Junjatedi ka vendosur trajnerin Majkëll Kerrik, në krye të detyrës, ndërsa ata kërkojnë të emërojnë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, duke sugjeruar që zëvendësuesi i përhershëm i Solskjaer mund të mos vendoset deri në verë.

Megjithatë, kuptohet se Poketinjo është gati të largohet nga PSZH, tani për shkak se është i pakënaqur në kryeqytetin francez, sepse është i frustruar në menaxhimin e një dhome zhveshjeje me ego të mëdha si Lionel Mesi, Nejmar dhe Kilian Mbape.

Kujtojmë se Poketinjo ishte shumë i lidhur me punën në Man. Junajted , kur Solskjaer zëvendësoi Hoze Mourinjon në dhjetor 2018 dhe ende admirohet nga hierarkia e “Old Traford”-it.

LEXO EDHE:

Back to top button