Zviceranët pritet t’i miratojnë me vota martesat LGBT dhe birësimet nga homoseksualët

Votuesit zviceranë do të votojnë të dielën në referendum për të lejuar ose jo martesa mes personave të gjinisë së njëjtë dhe për t’ua lejuar ose jo birësimin e fëmijëve. Ky referendum do të mbahet pas fushatës së ashpër, që i vuri përballë aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT kundër tradicionalistëve.

Zvicra është një ndër shtetet e pakta në Evropën Perëndimore që nuk e njeh martesën mes dy personave të gjinisë së njëjtë, shkruan Reuters.

Qeveria federale dhe kuvendi i Zvicrës e kanë miratuar lejimin e martesës civile për çiftet homoseksuale, por kundërshtarët e kanë detyruar shtetin që të organizojë referendum për këtë çështje sipas sistemit zviceran për demokraci të drejtpërdrejtë.

Sipas anketës më të re, shumica e votuesve apo 63 për qind do ta përkrahin lejimin e martesave të personave me gjini të njëjtë. Sidoqoftë, kjo përqindje ishte më e ulët se më herët. Në anën tjetër, përqindja e kundërshtarëve të këtyre martesave është rritur në 35 për qind. Para një muaji, kjo shifër ishte 29 për qind.

Kundërshtarët e lejimit të birësimeve për çiftet homoseksuale pretendojnë se fëmijët e birësuar do të mbeteshin pa baba. “Nesër, një fëmijë në Zvicër ende do të ketë një nënë, por vetëm “një prind tjetër” në vend të babait. Babai thjesht fshihet nga kodi civil, kjo s’është e pranueshme për mua”, tha Olivier Dehaudt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button