Zyberi: Ahmeti ma ofroi postin e Grubit, e refuzova!

Zyberi: Ahmeti ma ofroi postin e Grubit, e refuzova!

A ndjehet i manipuluar nga BDI-ja, pasi që i është premtuar pozita e kryeministrit ndërsa përfundoi në postin e Avokatit të Popullit, Naser Zyberi tha se i’u është afruar posti i zv/kryeministrit, ministër Drejtësie, e shumë poste tjera, por që ka qenë vendim i tij të mos përfshihet në egzekutiv. Këto deklarata ai i bëri sonte në Programi 200, në Alsat M.

“Në ato rrethana nuk është mundur të bëhet diçka më tepër. Ka qenë vendimi im nëse do të doja të bëhesha pjesë e egzekutivit me një post tjetër, ose të mbetem jasht. Për hir të realitetit, lideri, kryetari i BDI-së m’i ka ofruar të gjitha opsionet.

Çfarë opsionesh ju u ofroi?

Në kuptimin e zëvendës kryeministrit të parë të qeverisë, ministër Drejtësie dhe poste të tjera, për të cilat unë kam vlerusuar se nuk duhet të përzihem në egzekutiv, pasi që isha pretendet për numrin një të qeveriës”, deklaroi Naser Zyberi, Avokat i Popullit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button