Zyrtar, Nikolo Zaniolo te Gallatasarai me Ikardin dhe Mertensin

Nikolo Zaniolo është një lojtar i ri i Gallatasarajit. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga faqja e klubit turk, por edhe nga Roma. Sulmuesi italian përjetoi disa ditë jo shumë të qeta, por më në fund arriti të ndryshonte destinacion. Zaniolo do të jetë në ekip me lojtar si Mertens apo Ikardi.

“AS Roma njofton se ka arritur një marrëveshje me Galatasaraj për transferimin e Nikolo Zaniolo. Sulmuesi kalon në mënyrë të përhershme te skuadra turke. Zaniolo mbërriti në kryeqytet në verën e vitit 2018, duke grumbulluar 128 ndeshje dhe 24 gola me fanellën e Giallorossit”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Zaniolo shprehu mirënjohje për periudhën që kaloi te Roma dhe falënderoi verdhekuqtë në reagimin e tij në rrjetet sociale.

“Kur mbërrita te Roma, më pritën si të isha në shtëpi. Ky kub më rriti dhe më dha një mundësi, të cilën u përpoqa ta shfrytëzoj në maksimum, duke luftuar për këto ngjyra dhe djersitur fanellën që vishja. Ky udhëtim është përbërë nga emocione unike, ku më i madhi ishte padyshim ai i 25 majit në Tiranë, ai gol, ajo kupë e gjitha e jona. Janë thënë shumë gjëra, por tani që jemi ndarë, jam unë që dua të them diçka. Ishte një nder. Jam përjetësisht falënderues”, shkroi Zaniolo.

 

/abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button