Zyrtare, Bekim Balaj rikthehet në kampionatin e Rusisë

Reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, është transferuar tek skuadra Nizhny Novgorod. Balaj është rikthyer në Premierligën ruse pas dy vitesh qëndrimi në Austri tek skuadra, Shturm Graz. Më herët ai ishte pjesë e Akhmat Grozny, skuadrës nga Çeçenia ku kishte regjistruar 61 paraqitje dhe kishte shënuar 12 gola. Skuadra ruse, Nizhny Novgorod ka zyrtarizuar transferimin e Balaj përmes uebfaqes zyrtare të klubit.

“Po di disa gjëra për klubin, kur kuptova se do të luaja Nizhny, unë “kërkova” tërë internetin (buzëqesh me shaka). Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu, është një qytet me të vërtetë i bukur. Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premierligën ruse. Unë tashmë kam filluar stërvitjen, duke u njohur me djemtë dhe stafin e klubit dhe së bashku me skuadrën dua që me të vërtetë të jem gati në ndeshjen e hapjes në Soçi dhe të jem në formën më të mirë fizike”, deklaroi Bekim Balaj.

LEXO EDHE:

Back to top button