" "
Lester Siti tashmë ka një trajner të ri. Pas shkarkimit të Brendan Roxhersit, klubi anglez ishin duke shqyrtuar disa mundësi për stolin e tyre dhe së fundmi njoftuan për trajnerin e ri. Bëhet fjalë për trajnerin anglez, Din Smith. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një njoftimi.
“Emërimi do të shohë kthimin e Kreg Shekspirit në kampin e Lester Sitit. Stafi trajner do të përfshijë edhe ish-kapitenin e Anglisë, Xhon Teri”, konfirmon klubi.
Ndërkohë edhe Rafael Benitez gjithashtu shihej si opsion për stolin e skuadrës angleze.








