Zyrtare, Emir Skenderi zbarkon në Gjorçe Petrov

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, konfirmoi se anëtari më i ri është sulmuesi Emir Skenderi. Sulmuesi 22 vjeçar vjen nga Struga Trim Lum, ku zhvilloi 22 ndedhje dhe shënoi 4 gola, ndërsa para kësaj veshi fanellën e skuadrës së Akademia Pandevit, Tikveshit dhe Kozhuvit.
Makedonija Gjorçe Petrovit, para fillimit të përgatitjeve vazhdoi bashkëpunimin me trajnerin Muharem Bajramin dhe pastaj me Filip Mishevskin, Kristijan Filipovskin dhe Ermedin Ademin. Bashkëpunimin e vazhduan edhe Kristijan Stojkoski, Esmin Liçina, Stefan Tasev dhe Stefan Lazareviq.
Ndërkohë futbollistët e rinj janë: Hristijan Pecov, Bojan Ilievski, Aleksandar Gjorgjieski, Fisnik Zuka dhe XHon Edi Mena Perez.
Marrëveshjet i mbyllën Hristijan Kocev, Trim Albari, Lavdrim Fazliu dhe Jovan Popzlatanov. Pritet që pas shërimit dhe rikuperimit të plot fizik, ekipit të bashkohet edhe Arbi Vosha. Në sfidat miqësore, Makedonija Gjorçe Petrovi u ndal në barazim 2-2 kundër Dritës dhe 1-1 kundër Llapit.