Nesër vendim i rëndësishëm për çmimin e energjisë elektrike

Nesër vendim i rëndësishëm për çmimin e energjisë elektrike

Komisioni Rregullator i Energjetikës do të shpallë nesër çmimin e ri më të lartë të energjisë elektrike që do ta paguajnë amvisëritë në gjashtë muajt e ardhshëm. Rritja e çmimeve është e pashmangshme, por për sa do shtrenjtohet, do të dihet nesër pasdite. Të gjitha kompanitë energjetike në vend kanë kërkuar rritje. Vetëm çmimi i EMV-së shtetërore me të cilin do t’ia shesin furnizuesit universal EVN Home është 17% më i lartë se ai aktual, ndërsa ky çmim ka ndikimin më të madh në çmimin final që e paguajnë qytetarët. Nesër duhet të shpallen edhe shumat për blloqet e reja tarifore sipas të cilave do të formohen faturat e energjisë elektrike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button