Zyrtare, Federata vendos arbitrin që favorizon Realin

Federata e Futbollit ka ndryshuar arbitrin kryesor të sfidës “El Klasiko”, pasi që arbitri Mateu Lahoz ka pësuar një lëndim dhe kësisoj nuk do të jetë në gjendje për të drejtuar sfidën Real Madrid – Barcelona, gjatë ditës së shtunë, më 10 prill. Në vend të tij, është caktuar Gil Manzano.

 

 

Arbitri i njohur spanjoll Manzano ka një histori të keqe me lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili refuzoi të përshëndet me gjyqtarin në barazimin 2-2 me Gironan, në vitin 2018.

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë kundër njëra tjetrës të shtunën me fillim nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button