Zyrtare, Goran Pandevi mbylli karrierën futbollistike

Goran Pandevi, edhe zyrtarish ka mbyllur karrierën futbollistike. Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti në një deklaratë për të përditshmen “Gazetta Dello Sport”, në të cilin konfirmoi se nuk mendon më për të luajtur futboll, por paralajmëroi se do të mbetet në sportin e futbollit.

“Pas 20 vite, është koha që të mbyll karrieren aktive. Djali im është gati 13 vjeç dhe në kaluaren e shihja vetëm në pauzën mes dy sezoneve. Tani dua ti dedikojë më shumë kohë, mirëpo kjo nuk do të thotë se do të jem jashtë futbollit, pasi që nuk di se çka të bëj tjetër,” ka thënë mes tjerash Pandevi, për të përditshmen italiane.

Ish kapiteni i Maqedonisë, në karrierën e tij ka lënë shenjë të madhe të disa klube evropiane, para se gjithash italiane, ku e sheh vehtën në të ardhmen në rolin e drejtorit sportiv ose agjentit të futbollistëve. Në moshën 39 vjeçare, skuadra e fundit për Pandevin ishte Parma, ku luajti gjatë sezonit veror.

 

LEXO EDHE:

Back to top button